Forumi Rinor I Budisalcit
 
ForumiPortaliCalendarPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu

Tema Fundit
» Jo fer zoti Dell
Wed Nov 24, 2010 12:28 am nga DoniBudisalc

»  IPKO sërish zbret çmimet e roamingut për BE dhe Maqedoni
Thu Oct 07, 2010 9:46 pm nga DoniBudisalc

» VALA edhe me një shërbim të ri
Thu Oct 07, 2010 9:31 pm nga DoniBudisalc

» Presidenti afgan hapi sesionin e një këshilli paqeje
Thu Oct 07, 2010 9:05 pm nga DoniBudisalc

» Dorëheqja e Presidentit dhe zgjedhjet e parakohshme
Thu Oct 07, 2010 9:03 pm nga DoniBudisalc

» Koalicioni në hall
Thu Oct 07, 2010 9:01 pm nga DoniBudisalc

» Vizat, Kosova të mos harrohet
Thu Oct 07, 2010 9:00 pm nga DoniBudisalc

» Fryma e Re “ia tregon” Kosovës rrugën
Thu Oct 07, 2010 8:59 pm nga DoniBudisalc

» Fotot e Budisalcit
Sun Feb 08, 2009 5:36 pm nga DoniBudisalc

IPKO sërish zbret çmimet e roamingut për BE dhe Maqedoni
Thu Oct 07, 2010 9:46 pm nga DoniBudisalc

Telefonia mobile IPKO edhe më tej i ka zbritur çmimet e roamingut për njëzet e shtatë shtetet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoninë.

IPKO edhe njëherë i ka liruar tarifat e roamingut për 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoni, me operatorin mobil ONE. Me këtë lirim, numri i IPKO’s bëhet i domosdoshëm edhe kur përdoruesit kosovar të telefonisë mobile gjenden jashtë vendit, dhe kanë nevojë për komunikim stabil dhe të pandërprerë.

Tarifa e re për thirrje në roaming nga të gjithë operatorët mobil brenda 27 shteteve të BE-së dhe Maqedonisë është zbritur prej 52 cent, në vetëm 47 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes në roaming tani do të kushtojë vetëm 18 cent në minutë, krahasuar me 23 cent sa paguhej para këtij lirimi që e ka bërë telefonia mobile IPKO.

Pranimi i SMS-ve gjatë qëndrimit jashtë vendit është falas, ndërsa çmimi për dërgimin e një SMS-je prej 28 shteteve të përmendura më lartë mbetet vetëm 13 cent. Çmimet e zbritura vlejnë nga data 1 tetor 2010.

Me këto tarifa, IPKO në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin nga 1 Korrik 2009 e aplikojnë të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht i mundëson konsumatorëve të saj të kenë komunikimin më të lirë mobil me të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre, edhe gjatë qëndrimit të tyre në 28 shtetet të cilat vizitohen shumë nga qytetarët e Kosovës.

Çmimet e telefonisë mobile IPKO janë deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit, ndërsa telefonia mobile IPKO edhe njëherë konfirmohet si rrjeti më i lirë mobil, edhe sa i përket shërbimit roaming.

Tregu i komunikimit mobil në BE dhe IPKO

Çmimet për komunikimin mobil në roaming janë zbritur në të gjithë Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re nga BE, e cila i standardizon çmimet e shërbimit roaming për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile në eurozonë. Kompania telekomunikuese IPKO i është përgjigjur kësaj rregullative sikur të gjithë operatorët e tjerë të telefonisë mobile në Bashkimin Evropian.

Rregullativa e re e Bashkimit Evropian nënkupton krijimin e një tarife të vetme për roaming në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke i ulur dukshëm çmimet për të gjithë përdoruesit e telefonave mobil, kur ata ndodhen jashtë vendit të tyre. Kjo rregullativë është aprovuar në vitin 2007, si një tentativë nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të eliminuar ngarkesat e tepërta gjatë përdorimit të shërbimit roaming, për qytetarët evropian.

Komentet: 0
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht:
:: Harrova fjalkalimin
Statistikat
Forumi ka 6 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri baci

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 22 artikuj v 20 temat
Kush është në linjë
0 Përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 0 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 4 më Fri Jan 28, 2011 7:49 am