Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai hapi sesionin inagurues të një këshilli paqeje, i cili është organizuar për të ndihmuar pajtimin me Talebanin dhe grupet e tjera militante.
Takimi i parë i 70 pjesëtarëve të këtij këshilli u zhvillua sot në nëntë vjetorin e fillimit të luftës në Afganistan. Në këtë takim merrnin pjesë ish përfaqësues të talebanëve, ish presidentë si dhe udhëheqës të të drejtave civile dhe të besimeve fetare.
Në takim, presidenti Karzai u bëri thirrje talebanëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u bashkuar e për të sjellë paqen në Afganistan, njofton VOA. Qeveria u ka bërë thirrje kryengritësve që të ndalin dhunën dhe të respektojnë kushtetutën. Por grupi militant ka deklaruar se nuk do të shqyrtojë mundësinë e një pajtimi pa u larguar nga vendi forcat e huaja.
Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, një ditë më parë, ka shprehur mbështetjen ndaj përpjekjeve të qeverisë afgane për të negociuar me talebanët